Xhon Teri, në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Celsi, por si një kampion i shumëfishtë. Kapiteni i “bluve” është i vetmi lojtar që në koleksionin e tij zotëron të gjithë të pesë titujt e kampionit të Anglisë në mileniumin e ri, në “epokën” e Abramoviçit. Ky mbrojtës solid titullin e parë e ka fituar në sezonin 2004-2005 me Zhoze Murinjon në stol dhe që, sezonin tjetër, me këtë specialist portugez në krye, e mbrojti titullin. Mbas largimit të “specialit”, ai vazhdoi që të fitoi tituj brenda Anglisë, me Karlo Ançelotin në sezonin 2009-2010, përsëri titullin e kampionit në Premier Ligë me Celsin, kësaj here, duke thyer rekordin sa u përket pikëve të grumbulluara dhe golave të shënuar.
Kthimi i Murinjos shënoi edhe një titull tjetër kampioni dhe, në sezonin 2014-2015, ekipi i “Stemford Brixhit” përsëri e preu i pari shiritin e finishit të Premier Ligës. Edhe gjatë këtij sezoni, megjithëse është parë rrallë herë në fushë, Teri u bë kampion i Anglisë për herë të pestë, kësaj here me Antonio Konten në krye. Mbas dy javësh, kundër Sanderlendit, Teri do të luajë ndeshjen e fundit si pjesëtar i Celsit, para se të zgjedhë një klub të ri, mbas mbarimit të kontratës aktuale.
Sfidanti.al