Materaci: Bufoni e meriton “Topin e artë”, çfarë prisni!

Ish-lojtari i Interit dhe të përfaqësueses së Italisë Materaci kë bërë një deklaratë, para ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Realit të Madridit, më 3 qershor, në Kardif, se Juventusi është favorit, duke e shfrytëzuar këtë rast që të lavdëroi portierin e Juves, Bufon. “Kam mendimin se Juventusi ka më shumë shanse që ta fitojë titullin e kampionit të Evropës, sepse ai luan si një ekip i tërë. Lojtarët e tij nuk duhet që të guxojnë të mendojnë se do të humbasin. Mendoj se ndryshimi i formacionit ka qenë mjaft i rëndësishëm për këtë ekip. Bufoni është i shkëlqyer dhe ndodhet në majë, që në vitin 2006, kur ne u bëmë kampion bote. Atëkohë, ju nuk mund t’i bënit gol atij as në stërvitje! Ai e meriton ‘Topin e artë’’”, vuri në dukje Materaci.

Sfidanti.al