Kafshoi Chiellinin në Botërorin 2014, Suarez pagoi 250 mijë Euro

Incidenti mes Suarez dhe Chiellinit e regjistruar në ndeshjen mes Italisë dhe Uruguajit në Botërorin e vitit 2014 vazhdon të flitet edhe pse kanë kaluar rreth 3 vjet. Sulmuesi aktual i Barcelonës, i cili arriti deri sa ta kafshojë mbrojtësin italian vuajti një dënim me 4 muaj pezullim, por kjo ngjarje pati edhe një dëm ekonomik për lojtarin. Sipas asaj që publikohet në median peruane, në total, incidenti me Chiellinin i kushtoi Suarez plot 250 mijë Euro, nga të cilat, 82 mijë ishin në formën e gjobës së vendosur nga FIFA. Kësaj shifre i bashkangjitet ajo e zgjidhjes së kontratës nga ‘Adidas’ si dhe ajo që ka të bëjë më heqjen dorë nga 20% e pagës që arrin në 80 mijë Euro. Një tjetër ndëshkim financiar, Suarez e mori nga Liverpooli, me The  Reds që e gjobiti atë me 91 mijë Euro.

sfidanti.al