Vinisiues Zhunior debutoi me bluzën e Realit të Madridit në ndeshjen derbi me Atletikon në kuadrin e La Ligës. Këtij futbollisti të ri brazilian që është vetëm 18 vjeç, iu dha mundësia që të luajë në minutat e fundit, kur ai zëvendësoi Karim Benzeman. Sidoqoftë, ai nuk mund ta ndihmonte ekipin, pasi ndeshja përfundoi pa gola, por impresionet e tij ishin shumë të forta:
“Unë, me të vërtetë, jam i bekuar që vesha bluzën e Realit. Do të doja që t’i falënderoja të gjithë lojtarët që më ndihmojnë mua që të zhvillohem në stërvitje dhe, në radhë të parë, trajnerin Hulen Lopetegi. Unë, që fëmijë, kam ëndërruar të luaja me Realin që është ekipi më i mirë në botë. Këtë ditë unë nuk do ta harroj kurrë. Nuk gjej fjalët që të përshkruaj se çfarë ndjej brenda vetes”, vuri në dukje Vinisiusi që u bë futbollisti i parë që ka lindur mbas vitit 2000 dhe që zhvillon ndeshjen e parë zyrtare me ekipin e parë të Realit të Madridit. Vinisiusi ka ardhur te Reali nga Santosi, pasi këtij të fundit iu paguan 45 milionë euro.
Sfidanti.al