Marota e shutuan nga Juventusi, kush thotë se iku vetë ?

Bepe Marota habiti opinionin publik italian, pasi ai, menjëherë mbas ndeshjes me Napolin që Juventusi e fitoi 3-1, njoftoi se do të largohej nga klubi torinez, ku ai ka mbajtur prej tetë sezonesh postin e drejtorit operativ, pra ka qenë përgjegjësi kryesor për të gjitha transferimet e Juves. Në prononcimin e tij te djeshëm në një emision të RAI-t 2, ku ai ishte i ftuar, Marota vuri në dukje se ai nuk po largohej me dëshirën e tij nga klubi, ku ai ka punuar gjatë nëntë viteve të fundit.
“Kjo është një situatë, të cilën e ka dashur vetë klubi dhe mua më takon që të përshtatem dhe t’i pranojë idetë e projektet e klubit. Pavarësisht nga marrëdhëniet e mia të mira me njerëzit e Juventusit, unë duhet të përshtatem me situatën e krijuar. Unë nuk mund të them se mua më ‘shutuan’, por thjesht unë duhet të ndjekë dëshirat e kompanisë. Unë jam një njeri që kam punuar për kompaninë dhe e kuptoj se çfarë kërkohet prej meje. Gjatë viteve që kam punuar në klub, unë kam dhënë 100 për qind nga vetja, duke arritur bashkë me klubin suksese të mëdha. Unë i uroj suksese edhe atij që do të më pasoj në detyrën time te Juvja”, vuri në dukje Marota, duke shtuar se sezonin e ardhshëm ai do të bëhet pjesë e një projekti të ri, por pa precizuar se për cilin klub bëhet fjalë.
Sfidanti.al