Mançester Junajtidi vërtet ka bërë një nisje të tmerrshme të sezonit, por historia e Premier Ligës tregon se ky nuk ka qenë gjithnjë fundi i botës. Jo vetëm Zhoze Murinjo, por edhe vetë Sër Aleks Fergusoni e pati një fillim të tillë, në sezonin 1992-1993, veçse ia doli të realizonte një mrekulli. Junajtid i atij viti fitoi vetëm 21 pikë në 14 ndeshje, një më pak se sot, por në përfundim u shpall kampion, madhe me … 10 pikë më shumë se Aston Vila e vendit të dytë. E tillë ishte përmbysja.
Gjithsesi, duhet veçuar një fakt. Sër Aleksi arriti të sillte në “Old Traford”, një lojtar të madh si Erik Kantona, dhe ishte francezi që frymëzoi skuadrën për të bërë mrekullinë. Murinjo sot i ka punët shumë më keq, me shumë nga lojtarët që i ka bërë armiq. Cilin “Kantona” do të arrijë të marrë trajneri portugez në janar, për të synuar përmbysjen?!
Sfidanti.al