Përgjithësisht thuhet se ka qenë Luçiano Spaleti ai që e nxori Françesko Totin në “pension” dhe kështu “princi i Romës” nuk mund t’ia falë atij këtë. Në fakt, dihet se Toti dhe Spaleti nuk kanë shkuar mirë, kur trajneri aktual i Interit (Spaleti) ishte trajner i “ujkonjës romane”.
Thuhet se mbas barazimit të fundit të Romës me Interin, Toti u largua nga qëndra e shtypit, kur mësoi seaty do të vinte Spaleti, ndërkohë që paraprakisht ai “kishte bërë fjalë” më stafin e trajnerëve të tij.
“TeleRadioStereo” publikoi një filmim që tregonte kapitenin legjendar të Romës, duke i thënë një prej trajnerëve të Interit, Daniele Baldini: “Turp, duhet të kini turp, që nga i pari deri tek i fundit…”
Sikurse dihet, Roma dhe Interi barazuan 2-2, ndërkohë që gjatë ndeshjes u konstatuan disa vendime të diskutueshëm të gjyqtarit kryesor të ndeshjes.
Sfidanti.al