Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, konsideron se lufta për titullin e kampionit në Premirën Ligën angleze do të ashpërsohet pas Vitit të Ri. “Ajo do të jetë një periudhë, kur do të mund të ndodhin shumë gjëra. Edhe neve do të mund të na rriten shanset për titullin, por edhe mund të na flakin tej nga lufta për këtë trofe. Dallimi mes të gjithë klubeve është i vogël dhe, mendoj, se vendimtarë do të jenë duelet e ndërsjellë të ekipeve pretendentë për kreun e klasifikimit, kështu që, pas festave të fundvitit, ndeshjet do të jenë vendimtare”, vuri në dukje Vengeri. “Topçinjtë”, pas 15 ndeshjeve të zhvilluara në Premier Ligë, ndodhen në vendin e dytë të tabelës, me tri pikë më pak sesa Çelsi që ka një ndeshje më pak.