Ishte një mbrëmje e veçantë në Sanderlend, kur përpara ndeshjes së “Maceve të Zeza” kundër Çelsit, në fushë ishte edhe vogëlushi Brendi Louri, tifozi 5 vjeçar i Sanderlendit. Brendli vuan nga një tumor, me të cilit po lufton prej kohësh, ndërsa sipas mjekëve i kanë mbetur edhe pak muaj jetë.
Një histori që ka prekur të gjithë Anglinë dhe në mbrëmjen e së mërkurës, përpara ndeshjes së Premier, Brendli mundi të realizojë ëndrrën e tij, të luajë futboll së bashku me idhujt e tij, pikërisht në “Stadiumin of Light”