Muajin e kaluar, në Premier Ligë, “ra” viktima e parë, Frank De Bur, të cilin e shkarkoi kryesia e Kristal Pallasait, mbas katër raundeve të saj (Premier Ligës), ndërsa, tani, mbas tetë raundesh të saj, u “pre”, (pa)pritur, edhe një kokë tjetër trajneri.
Shumëkush mund të mendojë se është fjala për “kokën” e Ronald Kumanit të Evertonit, por, sidoqoftë, tani për tani, nuk bëhet fjalë për të, por për Kreg Shekspirin që, deri tani, ka drejtuar Lester Sitin. Ai, vjet, pati një episod kohor të suksesshëm, pasi zëvndësoi trajnerin italian Klaudio Ranieri, por, mëgjithatë, sivjet, megjithë edhe 60 milionë eurot e shpenzuara për përforcimet e reja gjatë sezonit veror të transferimeve, ekipi i “dhelprave” nuk po i arrin dot rezultatet e dëshiruar, duke arritur vetëm një fitore në tetë ndeshjet e deritanishme të Premier Ligës.