Isko: “Te Reali je perëndi, por të heqin të nesërmen, po gabove 5 pasime!

Ky futbollisti i Realit të Madridit deklaroi se nuk është aspak e lehtë që të luash në këtë ekip, sepse atje kërkojnë që të luash, gjthnjë, në nivel të lartë. “Unë nuk shikoj as lajmet dhe as nuk lexoj gazetat. Dua që të rri sa më larg lavdërimeve, sepse, një ditë, ti je perëndi, por të nesërmen, nëse jep gabim pesë pasime, të heqin dhe, madje, të kërkojnë edhe që të largohesh! Unë e di shumë mirë sesi qëndrojnë punët”, deklaroi në median spanjolle ky mesfushor i Realit, duke vazhduar më tej: “Unë jam rritur me futbollin, kam kaluar situata nga të ndryshme në fushë. Ju, gjithnjë, duhet të synoni që të luani sa më mirë”.

I pyetur lidhur me trofeun prestigjioz “Topi i artë”, Isko tha se atë duhet ta fitojë Ronaldo. “Absolutisht, atë e meriton Kristiano Ronaldo. Ëshë një ëndërr e imja që të jem midis pretendentëve, por, para meje, janë Serhio Ramos, Luka Modriç…”, tha Isko.

Sfidanti.al