Murinjo dinak i lindur, do që të mbjellë përçarje te Franca?

Futbollisti më i shtrenjtë i Junajtidit, Pol Pogba, gradualisht, po e merr veten nga dëmtimi dhe pritet që të kthehet së shpejti në fushën e lojës. Trajneri aktual i tij, Zhoze Murinjo, ka mendimin se Pogba mund të krijojë histori mbas emrit të tij, ndërsa vuri në dukje se është një lojtar, me të cilin ky futbollist francez nuk do që të luajë.

“Ai mund të bëjë histori, pasi ka një talent fantastik. Ne, në Mançester, kemi ekuilibër në mesfushë dhe Pogba e shfrytëzon mjaft mirë hapësirën që i krijohet. Por në përfaqësuesen franceze nuk është kështu, kur Pogba luan me Matuidin në të njëjtin ekip. Duket se ai (Pogba) nuk është shumë i kënaqur me të (Matuidin)”, vuri në dukje Murinjo.

Sfidanti.al