Kush është tinejxheri, pas të cilit “është dashuruar” Zidane?

Trajneri i Realit, Zinedin Zidane, i habiti të gjithë, kur në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Totenhemit, qysh nga minuta e parë, i dha shansin që të luante tinejxherit Ashraf Hakimi, duke lënë në stol lojtarin më përvojë, Naço, që luan me përfaqësuesen e Spanjës. Mbas ndeshjes, në të cilën ky mbrojtës i majtë maroken luajti një rol të rëndësishëm, shmëkush bëri pyetjen se kush është ky futbollist i ri.

Mediumet afrikanë shkruajnë se Hakimi është futbollisti maroken më i talentuar gjatë viteve të fundit, ndërkohë që media spanjolle vë në dukje se ai është “Dani Karvahali” i ri! Klubi “mbretëror”, këtë vit, mbeti pa shërbimet e Danilos, kështu që tifozët e Realit filluan të pyesin se kush do të jetë zëvendësues i Karvahalit. Ndërkohë, kryesia e klubit ka besim te Zidane që e ka pasur Hakimin pjesëtar të ekipit të të rinjve të Realit Madridit që trajneri francez e ka drejtuar më parë.

Ara, sikurse e quajnë shkurt Hakimin shokët, në fakt, është rritur te Getafe, nga ku erdhi në akademinë e futbollit të Realit të Madridit, ku talenti i tij i madh ra në sy dhe ai mori ftesë që të luante me përfaqësueset e Spanjës ose të Marokos. Sidoqoftë, mbasi u mendua mirë, Ashrafi pranoi ftesën e trajnerit Herv Renard dhe ai, vetëm 17 vjeç, debutoi me Marokon në ndeshjen ndaj Kanadasë.

Sfidanti.al