Federata e Futbollit të Anglisë (FA) i ndaloi pjesëtarët e përfaqësueses angleze që të dalin natën, të veshur me kostumin që mban shenjën ose emblemën shtetërore. Këtë vendim, FA-ja e mori, pasi disa futbollistë të përfaqësueses së Anglisë, pas fitores 3-0 ndaj Skocisë, e festuan atë, në mënyrë të bujshme, deri në orët e para të mëngjesit.
Kapiteni i ekipit, Uejn Runi, madje, kërkoi edhe falje për fotografitë, në të cilit kishte dalë dhe ishin publikuar në media, duke e treguar atë në gjendje të pirë, sikur të ishte në ndonjë dasmë! Media shkruante se ata, lojtarët, kishin konsumuar alkool në sasira të mëdha deri në orën 04:30, por, sidoqoftë, të gjithë dolën, po atë ditë, në stërvitje në orarin e caktuar.