Kristiano Ronaldo, në korrik të këtij viti, arriti trofeun e parë të madh aq të dëshiruar me Portugalinë e tij, megjithëse, fati e donte që ai të mos kishte shans që t’i ndihmonte shokët e tij në këtë finale të madhe (1-0), por, sidoqoftë, epilogu final në “Stad de Frans” çoi në një shpërthim jashtëzakonisht të sinqertë të emocioneve të kapitenit të kombëtares portugeze që, sa për kujtëse, 10 minuat e fundit të shtesës së ndeshjes finale të Evropianit të fundit i kaloi si trajner i ekipit. Vetëm, këto ditë, Federata e Futbollit e Portugalisë publikoi një video me fjalën e Ronaldos në dhomën e zhveshjes, ku, ai, i mbushur plot me emocione e pathos, tha:
“Do të doja që të falendëroj, sidomos, këtë njeri këtu (trjanerin Santosh), sepse, së pari, pa të, asgjë nga kjo që ndodhi, nuk do të ishte e mundur. Se dyti, dua që të falendëroj të gjithë lojtarët, të gjithë stafin e specialistëve dhe të gjithë ata të përfshirë me ekipin tonë në këtë konkurrim. Askush nuk kishte besim te Portugalia, por ne ia dolëm. Unë jam shumë i lumtur, kjo është dita më e lumtur në jetën time. Harrojini trofetë individualë, harrojeni Ligën e Kampioneve, ky është moment më i lumtur në jetë.
Ju e dini se unë kam qarë tri ose katër herë, deri tani. Kjo është e vërtetë, ju betohem me jetën e djalit tim, se unë jam shumë, shumë, shumë i lumtur dhe këtë mund ta përsëris 100 herë, sepse ky ishte një trofe që na kishte munguar. Edhe një herë falendëroj të gjithë lojtarët, të gjitha stafin dhe, përsëri, ty, trajner për besimin që ke patur te neve, thjesht, më ke prekur shpirtërisht. Nga thellësia e zemrës sime, ju them se jam shumë i lumtur. Ne e merituam trofeun, ne jemi pjesë e historisë së Portugalisë, ne jemi të parët që e bëmë këtë”, tha Ronaldo në fjalimin e tij mjaft prekës.