Van Dajk “kundershton” Murinjon: Premier Liga s’ka ku shkon tjetër.. !

Futbollisti i Liverpulit, Vitgil Van Dajk, ia ktheu përgjigjen trajnerit të Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, që deklaroi se, më në fund, ka ardhur koha që “të kuqtë” ta fitojnë titullin e kampionit të Premier Ligës. Liverpuli i famshëm i Anglisë ka fituar 18 tituj kampioni, por të fundit në vitin e largët 1990 dhe, këtë vit, vetë klubi dhe sigurisht edhe tifozet e tij presin që kupa e kampionit të kthehet mbas kaq shumë kohësh në “Enfild Road”.
“Duke pasur parasysh lojtarët që ne kemi, unë mendoj se ne jemi në gjendje që të fitojmë çdo trofe. Ne për pak do të kishim triumfuar mbi Realin e Madridit në finalen e fundit të Ligës së Kampioneve. Ne jemi plot shpresë se sezonin tjetër në do të ngrejmë lart, të paktën, një trofe, cilido qoftë ai”, vuri në dukje mbrojtësi i Liverpulit.
Në fakt, gjatë këtij sezoni veror të transferimeve, Liverpuli ka shpenzuar mbi 170 milionë sterlina për blerjen e lojtarëve të rinj, duke sjellë në “Enfild” Nabi Keitën, Alison Bekerin, Fabinjon dhe Gjerdan Shaqirin.
Sfidanti.al