Ka shumë mundësi që ish-trajneri i Barcelonës Frank Rajkard, në fund të kësaj vere, t’i kthehet punës si trajner. Rajkardi ndodhet i paangazhuar që nga viti 2013, kur i dha fund angazhimit të tij si trajner i përfaqësueses së Arabisë Saudite, ndërsa, më vonë, tha se nuk do të punontë më si trajner.
Sidoqoftë, “Fox Sports” shkruante dje se drejtori i ri sportiv i Milanit, Leonardo, kërkon një trajner të ri dhe i pari në “listën e dëshirave” të tij është Rajkardi.
Gjatë karrierës së tij, Rajkardi ka luajtur pesë vite me Milanin dhe dy herë është shpallur kampion i Evropës, si edhe ka fituar tri herë Serinë A, kështu që tani mund të kthehet te Milani si trajner. Në detyrën e trajnerit, ai ka drejtuar Gallatasarajin, Spartën e Roterdamit, Holandën dhe Arabinë Saudite.
Sfidanti.al