Sipas rezultateteve të një ankete on-line që realizoi gazeta spanjolle prestigjioze, “As”, kapiteni i përfaqësueses kroate dhe mesfushori i Realit të Madridit, Luka Modriç, është futbollisti më i mirë i vitit.
Lexuesit e gazetës “As” i dhanë Modriçit 46 për qind të votave, më saktë 12 477 nga gjithsej 30 413 votat. Në vend të dytë doli Ronaldo me afro 10 000 vota më pak, pra 17,59 për qind, kurse i treti ishte Lionel Mesi me 4384 vota, i pasuar nga Antoan Grizmani, Rafael Varani, Kilian Mbape, Mohamed Salahu, Eden Azari, Kevin de Bryjni dhe Hari Keini.
Sfidanti.al