Verën e kaluar “bënte tepër nxehtë” në bisedimet mes anglezëve dhe gjermanëve, pra as nuk bëhej fjalë që të plotësohej kërkesa e Borusias për 125 milionë euro për Xhejdon Sançon. Këtë verë, palët janë më të arsyeshme dhe zgjidhja u gjend, madje “tak-fak” dhe brenda kësaj fundjave, Mançester Junajtidi mund të lajmërojë se ylli i Anglisë është i vetmi. Sipas mediave britanike, dakordësia është për rreth 90 milionë euro, nga të cilat 5 milionë do të jepen në formë shpërblimesh më vonë. Sanço ishte lojtari kryesor i kërkuar nga trajneri Ole Gunar Solskjer, ndonëse pritet të ketë përforcime edhe më pas. Shpenzimi është gjithsesi i madh dhe kjo tregon se kriza e shkaktuar nga koronavirusi besohet se do të kalojë, sidomos tani që tifozët po kthehen në stadiume.
Sfidanti.al