Deri tani, në Premier Ligë janë luajtur 10 raunde, por janë tre ekipe që akoma nuk e kane provuar shijën e humbjes, Mançester Siti dhe Liverpuli që ndajnë vendin e parë e të dytë, si edhe Çelsi që ndodhet në vend të tretë, me dy pikë më pak.
Siti dhe Liverpuli, deri tani ka barazuar nga dy ndeshje, kurse Çelsi ka tre barazime. Kjo trojkë (treshe) dominuese, në këtë mënyrë,ka vendosur një rekord të ri sa i përket serisë së ndeshjeve pa
pësuar humbje.
Deri tani, në historinë e Premier Ligës angleze, asnjë klub nuk ka arritur që mbas 10 raundesh të mos pësoi asnjë humbje. Të gjithë ekipet e tjerë kanë të paktën nga dy humbje, ndërkohë që Njukaslli dhe Hadersfildi nuk kanë asnjë fitore!
Sfidanti.al