Kariusin e kanë mallkuar, tani edhe turqit e Beshiktashit s’e duan!

Loris Karius tregoi një formë të dëshpëruar në ndeshjen e fundit finale të Ligës së Kampioneve mes Liverpulit, portën e të cilit e mbronte ai atëkohë, dhe Realit të Madridit që fitoi 3-1. Që nga ajo ndeshje, punët e Kariusit morën tatëpjetën, pasi nga ai hoqi dorë trajneri i “të kuqve”, Jyrgen Klop, që e huazojë atë jashtë klubit liverpulas.
Në fakt, interesi për këtë portier nuk ishte i madh, por ai, sidoqoftë, përfundoi te Beshiktashi që e mori atë hua për dy vite. Megjithatë, edhe te ky klub turk punët shkuan keq që mbas vajtjes së Kariusit atje. Ai edhe në Turqi u bë objekt shpotish, për shkak të gabimeve trashanike në portë.
Por që punët mund të shkojnë edhe më keq, për këtë shkruan media angleze që vë në dukje se edhe Beshiktashi nuk do që ta mbajë këtë portier dhe do që të çlirohet nga ai, megjithëse Lorisi, sipas kontratës, duhet të qëndrojë atje dy vite, kështu që ka mundësi që ky portier gjerman të kthehet përsëri në “Enfild”. Por pyetja është se çfarë do të bëjë ai te Liverpuli?
Sfidanti.al