Tani qe raportet me Juventusin u nderprene perfundimisht, per Bepe Maroten, cdo moment eshte i mire per te zyrtarizuar partneritetin e ri; ate me Interin. Megjithate ne kete aspekt duket se do te duhet te presim edhe pak kohe, te pakten deri ne fillim te vitit 2019.
Pas pushimeve dhe nje te kaluare me Juventusin, Maroten e pret nje sfide e madhe me Interin; te marre kontrollin e klubit zikalter dhe ta beje ate lider ne futbollin italian si dhe ne ate evropian. Marota qe do te jete Administratori i ri i Deleguar i Interit do te firmose me klubin milanez nje kontrate 3 vjecare me nje page super te majme dhe nje mision te rendesishem per te kryer; parakalimin e Juventusit dhe nderprerjen e hegjemonose bardhezi.
Pak a shume eshte i njejti mision qe ai pati ne vitin 2010 kur shkoi te Zonja e Vjeter menjehere pas tripletes se famshme te fituar nga Interi.
Sfidanti.al