E gjithë bota e priste shkarkimin e tij, kurse vete Lopetegi u ..befasua?!

Reali i Madridit e shkarkoi, më në fund, trajnerin Hulen Lopetegi dhe, sikurse thotë një gazetar i njohur spanjoll, ai vetë (Lopetegi) nuk e priste shkarkimin. Lopetegi erdhi te Reali para fillimit të
Botërorit të fundit të Rusisë dhe, për këtë arsye, ai u shkarkua si trajner i përfaqësueses së Spanjës dhe ky veprim i tij, duke e gjykuar atë nga aspekti sportiv, ishte i gabuar.
Tani, ky “strateg” futbolli i shkarkua si trajner i Realit vetëm mbas 14 ndeshjesh dhe, siç thotë gazetari spanjoll, Hoze Moreno,Lopetegi u habit që e shkarkuan dhe u mërzit shumë.
Ky trajner 52-vjeçar spanjoll mendonte se klubi do ta mbante akoma atë edhe mbas humbjes turpëruese të Realit 5-1 ndaj rivalit kryesor, Barcelonës, por, sidoqoftë, ky rezultat ishte si “pika
e ujit” e fundit që e mbushi plot kupën dhe presidenti Florentino, Perez i tregoi Lopetegit derën e daljes nga “Santiago Bernabeu”.
Sa për dijeni, Hulen Lopetegi është trajneri që shkarkohet më shpejt në kohën e presidencës së Perezit.

Sfidanti.al