Triumfuesi Conte; shpallet trajneri i vitit në Premier League

Antonio Conte është shpallur trajneri më i mirë i Premier League, një çmim që u dha nga Shoqata e Trajnerëve në Angli në një ceremoni të zhvilluar me këtë rast. Tekniku italian, që drejtoi Chelsean drejt titullit kampion në vitin e tij të debutimit te Blutë e Londrës, nuk e fshehu entuziazmin e tij. ‘Besoj se kam ndjerë shumë emocione  gjatë vitit tim të parë në Angli-tha Conte që e mori trofeun nga duart e Sir Alex Ferguson-dua të falenderoj të gjithë ata që votuan për mua. Është dicka e bukur kur sheh emrin tënd mes atyre që e kanë fituar më parë këtë çmim. Shpresoj që të vazhdoj në këtë mënyrë’.

sfidanti.al