Një tjetër stadium i madh do të mbetet vetëm në histori, duke fituar statusin e legjendës. “Uajt Hart Lejn”, një nga impiantet e famshëm të gjenezës së futbollit anglez, priti ndeshjen e tij të fundit. Totenhemi, i zoti i shtëpisë që nuk do të jetë më, e respektoi finalen duke e fituar me shifrat 2-1 ndaj Mançester Junajtidit.
I ndërtuar në 1899, “Uajt Hart Lejni” do të shembet pas 118 vitesh aktivitet, padyshim ndërsa stadiumet më jetëgjatë të botës, ndërsa Totenhemi do të shkojë në impiantin e ri, “NDP” (Northumberland Development Project”, ngjitur me të vjetrin.
Do të jetë një projekt me mbi 61 500 vende, një mundësi që klubi londinez të fitojë shumë më tepër, madje sipas mediave, me përfitim 3 milionë stërlina nga vetëm një aktivitet me lojra me video (videogames). Totenhemi pritet të hyjë në shtëpinë e re në 2019, ndërsa për dy sezone besohet se do të luajë në “Uembli” .
I ndërtuar në 1898, “Uajt Hart Lejni” priti ndeshjen e parë në 1899, një fitore e Totenhemit 4-1 ndaj Nots Kauntit (në foto). Klubi londinez kaloi aty gjithë jetën e tij, duke qenë një nga më të shquarit në kampionatin anglez, ndërsa impiantin e vizituan edhe personazhe të njohur si aktorja e Hollivudit, Xhejn Mansfild (në foto). Kapaciteti i tij, me vendet e ulura në 1992 u zvogëlua në 36 284, ndërsa kapaciteti maksimal arrinte deri në 70 000 tifozë.
Sfidanti.al