Radamel Falcao gjen tifozen më sexy; modelen Melissa Giraldo

Radamel Falcao ka fituar zemrën e të gjithë kolumbianëve, e në mënyrë të veçantë të Melissa Giraldos, modelen që është në të njejëtn kohë edhe aktore e moderatore. Së fundmi , Giraldo është zgjedhur nga portali francez ‘Pure People’ si modelja më sexy në botë për veshjet bikini. Melissa Giraldo ka studiuar aktrim për një vit në Argjentine dhe ka drejtuar edhe emisionin satirik ‘Noticias Caracol’. Por fiziku i duket se i paraprin famës së saj.  Pozon për fotografët prej 16 vitesh dhe sigurisht ajo ka sekretin e saj për të ruajtur këtë formë që është praktika në palestër dhe aplikimin e jogës 2 herë në javë.

sfidanti.al