Forma e portierit të Mançester Sitit, Klaudio Bravo, në të dy ndeshjet e fundit, la shumë për të dëshiruar, ndërkohë që nga 24 topat e fundit që janë gjuajtur në drejtim të portës së tij, plot 16 kanë përfunduar në rrjetë! Një nga vendimet parë që mori Pep Guardiola pas ardhjes së tij në Mançester, ishte “çlirimi” nga shërbimet e Xho Hartit dhe angazhimi i Klaudio Bravos. Një vendim i tillë i tij u prit me një befasi të madhe në opinionin publik sportiv, por, sidoqoftë, Guardiola ishte i bindur se Bravo dhe jo Harti ishte ai portier që i duhej Sitit. Vendimi në fjalë i Guardiolës doli se ishte jo vetëm i padrejtë, por edhe katastrofik, pasi Bravo është, bindshëm, porteri më i dobët në Premier Ligë!
Bravo nuk priti, madje, asnjë top në të dy ndeshjet e fundit. ManSiti humbi 4:0 nga Evertoni në fushën e këtij të fundit, ndërsa, në “shtëpinë” e vet, barazoi 2-2 me Totenhemin. Bravo pësoi gjashtë gola pas gjashtë shutimeve në drejtim të kuadratit të portës së tij. Bravo ka pësur 16 gola në 24 shutimet e fundit në adresë të portës së tij. Sipas statistikave, ai është, bindshën, porteri më i dobët në Premier Ligë. Fjala është për shutime (gjuajtje) që shkojnë direkt drejt portës dhe që porteri, më cilëndo qoftë mënyrë, duhet t’i përballojë ata.
Sfidanti.al