Konte u jep fund spekulimeve: Diego Kosta është i kënaqur te Çelsi

Trajneri i Çelsit, Antonio Konte, në një prononcim të tij të djeshëm, vuri në dukje se Diego Kosta është mjaft i kënaqur në klub, se ai ka edhe dy vite kontrate që të vazhdojë të luajë dhe se, në këto kushte, Kosta nuk do të ikë asgjëkund nga ky klub. Në fakt, javën e kaluar, Konte e largoi Diego Kostën nga seanca stërvitore, pasi, sikurse u tha, Kosta donte që të shkonte në Kinë, pasi atij i ishte ofruar një ofertë mjaft e favorshme. Çelsi e refuzoi “sulimin” e kinezëve, kurse Diego Kosta u kthye në ekip dhe shënoi, dje, gol në ndeshjen me Hall Sitin.

“ Diego Kosta ka akoma dy vite kontrate për të luajtur me Çelsin. Konsideroj se kjo kontratë flet qartë, kështu që të gjitha spekulimet bien poshtë”, deklaroi Konte, duke shtuar se, “po ua përsërs, ai është shumë i kënaqur që të qëndrojë me Çelsin. Për neve, është shumë e rëndësishme që ai të përqendrohet tek e tanishmja. Unë nuk e di, nëse atij do t’i ofrohet një kontratë e re. Këto janë punë të klubit”, vuri në dukje Konte.

Sfidanti.al