Kur Shkodran Mustafi luan në formacion, Arsenali nuk humbet. Kjo aksiomë mbetet e vërtetuar deri tani, pasi statistikat nuk gënjejnë. Mbrojtësi shqiptaro-gjerman ka dalë i pathyer nga të 15 ndeshjet ku ka qenë në fushën e lojës, duke ndihmuar londinezët që të jenë pretendentë për titull. Me përjashtim të pak ndeshjeve ku ai ishte i dëmtuar, kampioni i botës ka bërë që prania e tij të ndihej, duke mos lejuar shumë gola të pësuar, dhe duke mos lejuar humbje. Jo më kot, mediat britanike e quajnë Shkodranin “Zotëria i Pathyeshëm i Premier Ligës” këtë sezon.
Si është Mustafi në krahasim me arritjet historike të “Zotërinjve të Pathyer”? Shqiptaro-gjermanit do t’i duhet ende punë për të arritur rekordmenin Jens Lehman (edhe ky i Arsenalit), pasi ai luajti për 47 ndeshje radhazi pa provuar shijen e humbjes. Pas tij është Arjen Roben i Çelsit me 37, ashtu si Didie Drogba po i Çelsit. Prapa tyre janë lojtarë që Mustafi mund t’i arrijë shpejt pasi Rejes ka 22 ndeshje radhazi pa humbje, po ashtu Karrol, Aliadierë ka 17, Zuma Hernandez e Uolluork nga 16 si dhe Bini që ka 15.
Sfidanti.al