“Salsiçe për të gjithë”, thotë Rumenige në Ingolshtat!

Edhe Karl Hajnc Rumenige vë bast, madje është sportiv kur humbet. Në një rast të tillë, ia vlen të humbasësh. Ish-presidenti i Bajernit kishte deklaruar se do të shkonte në Ingolshtat dhe do të shërbente si një kamerier të gjithë lojtarët dhe stafin teknik të skuadrës modeste që ia kishin dalë të mundnin Lajpcigun. “Kalle” ishte në hall për Bajernin dhe as nuk i dhimbsej emri i tij i madh që do të kthehej në shërbyes. Ai e mbajti fjalën dhe mediat gjermane vërtetojnë me anë të fotove se Rumenige udhëtoi vetë për në Ingolshtat dhe i shërbeu salsiçet skuadrës së qytetit.

“E falenderojmë Ingolshtatin për atë që bëri, – ishin fjalët e tij, – do të kenë nga ana jonë një vagon me salsiçe dhe me birrë”. Një t’u thënë, e një t’u bërë. Një ditë e gëzuar për Ingolshtatin edhe pse sezoni po shkon si mos më keq, me ekipin në vendin e parafundit në Bundesligë.

Sfidanti.al