Edhe Mani Pakiao do që të ndeshet me Mek Gregorin!

Në listën e atyre “luftëtarëve” që do të donin të ndesheshin me kampionin botëror të UFC-së (boksit pa shumë rregulla), Konor Mek Gregor, u pëfshi edhe boksieri legjendar filipinas dhe kampioni i botës në peshën e lehtë (WBO), Mani Pakiao. Ky boksieri filipinas që, në disa raste, e ka ndërpretë “pensionin”, është gati që të hipë në ring dhe të ndeshet me Mek Gregorin, nëse dështon ideja e një ndeshjeje të boksierit irlandez (Mek Gregor) me rivalin e tij të madh, Flojd Mejudher Xhunior, për të cilën po disktohet mjaft, gjatë këtyre kohëve të fundit.

“Në rast se Mek Gregori dëshiron që të ndeshet me mua, përse jo, por jo sipas rregullave të MMA-së, pasi ky është një boks shumë i ndryshëm nga boksi i vërtetë?”, deklaroi, ditët e fundit, Pakiao, duke shtuar se ndeshja eventuale do të duhet që të zhvillohet  “në kuadrin e kategorisë super të lehtë që i përgjigjet, pak a shumë, peshës sime normale”, tha, dje, Pakiao 38-vjeçar që tregoi një formë zhënjyese në  ndeshjen me të pritshme ndaj Mejudherit në historinë e boksit.

Sfidanti.al