Arbitri legjendar italian, Pjerluixhi Kolina, në të ardhmen, do të jetë një nga
kryetarët e komisioneve të FIFA-s, numri i të cilëve është pakësuar nga 26
në 9, pas skandalit të korrupsionit që tronditi “shtëpinë” e futbollit botëror.
Kolina, në të kaluarën, ka qenë njeriu nr.1 në komisionin e gjyqtarëve të
UEFA-s, kurse, tani, do të punojë në Zyrih, nga ku do të drejtojë komisionin
e gjyqtrëve të FIFA-s, në kompetencë të të cilit do të jetë, sigurisht, edhe
delegimi i gjyqtarëve për në kampionatet botërorë. Funksionin e
mëparshëm në UEFA Kolina e mori gjatë periudhës, kur sekretar i
përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Evropës ishte Xhani Infantino,
ndërsa, tani, nga president i ri i FIFA-s (Infantino) ai mori një funksion edhe
më të rëndësishëm.