Paul Pogba mund të quhet njeriu i momentit në botën e futbollit, jo aq për atë cfarë po jep në fushën e lojës në këtë moment, sesa për zërat e merkatos së transferimeve që po e rrethojnë. Cështja e të ardhmes së tij është kthyer në një sagë të vërtetë e pasuruar me një kapitull të ri. Në skenë për të tentuar blerjen e mesfushorit francez po hyn Paris Sën Zhermeni. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, tashmë raporti i Pogbasë me trajnerit me Murinjon është përkeqësuar kaq shumë, saqë futbollisti po e mendon largimin e tij që në merkaton e muajit janar ndoshta me destinacion kampionët e Francës.
Vetëm largimi i menjëhershëm i Murinjos(dicka që nuk është e pamundur të ndodhë) e mban futbollistin në radhët e Mancester Junajtid të paktën deri në fund të sezonit kur do të rinisë tratativat e tij për të lënë Old Traffordin. ndërsa Pogba pret se cfarë do të ndodhë me Murinjon, Paris sën Zhermeni ka filluar të bëjë lëvizjet e tij.
Gjithnjë sipas ‘The Sun’ parizienët po përgatisin një ofertë të majme për të blerë kartonin e futbollistit të bindur se do t’i vërtetojnë UEFA se nuk e kanë thyer rregullin e Fair Play Financiar. Pogba është edhe në shënjestrën e barcelonës, por katalanasit duket se për momentin nuk janë në gjendje të blejnë futbollistin. Të paktën kjo është ajo që theksohet te ‘the Guardian’ sipas së cilës vetë, vlera e kartonit e futbollistit arrin në 150 milionë Euro.
sfidanti.al