Korinthians bëhet protagonist i një nisme të mrekullueshme. Klubi ibrazilian i futbollit, ka prezantuar fanelën e tretë të tij që është e zezë, me vija dhe pjesë me ngjyrë të artë. Është një fanelë e vecantë kjo e krijuar nga Korinthians të cilën ia kanë dedikuar Airton Senës, i cili ka qenë një tifoz i flaktë e skuadrës nga Sao Paulo.
Homazhi për 3 herë kampionin e botës të Formula 1 të ndarë nga jetë mbi 20 vjet më parë në një aksident tragjik është vërtet drithërues. Në fanelë është, ndërsa në brendësi të saj, pikërisht te jaka është stampuar mbishkrimi #SENNAPERGJITHMONE, ndërsa te pantallonat e uniformës është mbishkrimi ‘I PERJETSHEM’.
Ajo që të bën përshtypje është se ngjyrat e përdorura në fanelën e tretë të Korinthinas janë ato të modelit John Player të Lotus 98T, që ishte makina e parë e përdorurt nga Sena dhe me të cilën ai fitoi garën e tij të parë në Formula 1 në vitin 1985
Sfidanti.al