Modric e pranon: Atmosfera në skuadër nuk është e mirë, por…

Reali i Madridit u befasua në Moskë teksa u mposht nga CSKA në ligën e Kampioneve me rezultatin 1-0. media spanjolle u shfaq e pamëshirshme një ditë më pas teksa e përkufizoi këtë disfatë të kampionëve të Evropës si një ‘fundosje’ ndërkohë që përmendi edhe statistikat për t’u mëshiruar si ai i 5 orëvë e 19 minutave lojë pa shënuar qoftë edhe një gol të vetë.

Është dikush që kërkon të shpjegojë këtë moment të Los Blancos dhe bëhet fjalë për Luka Modric. Kroati foli për të përditshmen AS në lidhje me paraqitjet tejmase zhgënjyese të Realit të Madridit kundër Sevijas dhe CSKA së Moskës

‘Atmosfera në skuadër sigurisht nuk është e mirë-tha Modrix-nuk e mendonim kthimin në shtëpi pa pikë, por tani duhet të ngremë kokën dhe të zgjidhim problemin sa më shpejt të jetë e mundur. në 3 ndeshjet e fundit sidomos kundër Sevijës dhe CSKA në Moskë, nuk zhvilluam lojën tonë dhe fakti që nuk jemi në gjendje të shënojmë gol për 3 ndeshje radhazi është pak shqetësues, por unë jam i sigurt se do të gjejmë një rrugëdalje për këtë situatë. duhet të tregojmë kurajo, të jemi pozitivë dhe të vijojmë punën, kështu mund të kthehemi te fitoret’.

sfidanti.al