Kristiano Ronaldo eshte vene ne syrin e ciklonit pas akuzave per perdhunim ndaj nje vajze te ndodhur ne 2009 ne nje hotel ne Las Vegas. Tashme policia ka hapur zyrtarisht hetimet, ndersa vete futbollisti i mohon ne menyre kategorike keto akuza. Me dy postime ne Twitter, 33 vjecari shfaq qetesine e tij per ate cfare po ndodh rreth tij.
Vetem dy dite me pare, sulmuesi i Juventusit kishte deklaruar se e gjithe kjo histori ishte false dhe se eshte dikush qe kerkon te fitoje fame. Kurse kete te merkure u ndje perseri duke shfrytezuar profilin e tij ne rrjetin social Twitter.
‘Mohoj ne menyre kategorike keto akuza-shkruante Ronaldo ne Twitter-perdhunimi eshte nje krim i tmerrshem qe eshte kunder asaj qe jam dhe asaj ku besoj. Nuk dua te shtoj spektaklin mediatik te krijuar nga disa persona qe jane ne kerkim te publicitetit ne kurrizin tim. E kam ndergjegjen te paster qe me lejon te pres me qetesi perfundimin e te gjitha hetimeve’.
Sfidanti.al