Pritet një rinovim kontrate dhe padyshim një rrogë më e lartë, por kjo që po thuhet tani duket si një strategji për të përfituar më vonë. Mediat angleze shkruajnë se Mançester Siti nuk ka ndërmend të sulmojë as në vitin 2022 për Harri Kejnin, sepse duket që e gjykon tepër të vështirë të detyrojë Totenhemin që ta lejojë të largohet, apo ndoshta sepse kostoja financiare e operacionit do të ishte shumë e madhe. Nga ana tjetër, lajmet janë që Kejn mund të rinovojë kontratën me Totenhemin, edhe pse presidenti Levi do të ishte i detyruar të pranonte një klauzolë transferimi, diçka që nuk ekziston te kontrata aktuale, dhe që e përdorin klubet e tjerë, si në Spanjë, Gjermani apo Itali. Sidoqoftë, është vështirë të parashikohet tani se çfarë do të bëjë Kejni apo Siti. Problemi kryesor për kapitenin e Anglisë është se ai nuk po fiton trofe me Spërsat, dhe nëse kjo gjendje nuk ndryshon, ai padyshim që do të ketë dëshirë që të largohet.
Sfidanti.al