“Deili Meil” shkruan se ka fakte që sheikët që zotërojnë aksionet e klubit në “Etihad” përdorën mënyra jo të rregullta për të shtuar të ardhurat në sezonin 2010-2011. Kjo ka të bëjë me sasinë e sponsorizimit që, sipas pretendimeve të gazetës, realisht ishte 4 milionë paundë, por u rrit arficialisht në 12 milionë. Po ashtu, edhe kontrata e sponsorizimit në fanelë, “Etihad” u rrit me mënyra që cilësohen artificial dhe që mund të përbëjnë problem. Mançester Siti kaloi një herë në gjyqin e UEFA-s verën e kaluar, por ia hodhi pa u lagur dhe nuk u përjashtua nga Championsi. Të shohim nëse do të ketë gjyq këtë herë.
Sfidanti.al