“Skuadra Ëndërr” kthehet në “Skuadrën dështim”, SHBA mundet nga Franca

Në Olimpiadën e vitit 1992 në Barcleonë, “Dream Team” e atëhershme, e përbërë nga yjet e NBA-së, ishte kaq spektakolare saqë stërvitjet i bënte në një fushë golfi, jo në një fushë basketbolli. Nuk mund të ndodhte ndryshe kur në përbërje ishin Majkëll Xhordan, Mexhik Xhonson, Lerri Bërd, Skoti Pipen, Patrik Juing, Karl Maloun, Xhon Stokton, Çarls Barkli apo Dejvid Robinson.

Sot është ndryshe, dhe shumëkush priste që skuadra amerikane të mbetej jashtë medaljeve. Me gjasë, kështu mund të jetë dhe sinjali u dha që në ndeshjen e parë. Franca e mundi ekipin e SHBA-së, 83-76, duke dominuar në pjesën e dytë. Yje të tillë si Kevin Durant apo Damien Lilard, zhgënjyen dhe i vetmi nga amerikanët që mund të veçohej ishte kampioni i ri me Miluokin, Xhru Holidei. Për Francën, më të mirët ishin yjet e NBA-së, Rudi Gober (Juta Xhaz) me 14 pikë 9 topa në tabela, dhe Evan Furnie (Boston Sëlltiks) me 28 pikë. Kjo ishte humbja e parë e amerikanëve pas 17 vitesh, që kur mbetën pa medaljen e artë në Lojrat Olimpike në 2004 në Sidnej.

Sfidanti.al