Si nata me ditën me Shqipëri, në Angli botohen fitimet e agjentëve!

Që Shqipëria ka një diferencë jashtëzakonisht të madhe për transparencën, në krahasim me Mbretërinë e Bashkuar (Britaninë e Madhe), kjo ishte e ditur me kohë, por fakte që dalin përditë na e bëjnë edhe më të qartë. Mediat shkruajnë se Federata Angleze e Futbollit ka botuar për njohje nga publiku, fitimet e plota të agjentëve të lojtarëve të transferuar në klubet e Premier Ligës.

Shifrat kuptohet janë të mëdha, me Liverpulin që i ka dhënë agjentëve 44 milionë paund stërlina (Çelsi i dyti me 27 milionë), dhe me shifrën totale prej rreth 260 milionë paund stërlinash për të 20 klubet e elitës. Mediat angleze diskutojnë diferencat me klubeve dhe tendencat me vitet e tjera, ndërsa në Shqipëri padyshim bën përshtypje transparenca, pasi këtu tek ne nuk botohen as rrogat e lojtarëve, as buxhetet e klubeve, jo më, të ardhurat e agjentëve të futbollistëve.

Sfidanti.al