Flitet për të shtunën dhe të dielën menjëherë përpara fillimit të Kupës së Botës në Katar. Federata Angleze e Futbollit (FA) ka një plan që t’i mbajë të freskët lojtarët kryesorë të kombëtares për të qenë në gjendje që të luftojnë për të fituar titullin botëror në nëntor dhe dhjetor. Plani ka të bëjë me pengimin e 6 skuadrave kryesore të Premier Ligës që të luajnë kundër njëra-tjetrës në fundjavën para fazës finale. Flasim për Mançester Sitin, Liverpulin, Çelsin, Mançester Junajtidin, Totenhemin dhe Arsenalin. Kjo, sepse gjysma e lojtarëve që ka Anglia vijnë nga këto skuadra. Fundjava e fundit para Botërorit është në 12-13 nëntor të këtij viti.
Sfidanti.al