Vrioni bashkohet në Francë me Arbër Zenelin dhe Valon Berishën?!

E kërkon një ekip që dikur ka qenë dy herë nënkampion i Europës dhe për të cilin luante legjenda si Rajmond Kopa, Zhyst Fonten, Rozher Piantoni, Zhan Vinsent, Rober Zhonke, Armand Pervene apo Dominik Kolona. Flasim për Reimsin, apo më saktë Stad dë Reims, klub i Ligës së Parë të Francës që sot interesohet për Xhakomo Vrionin. Sulmuesi i kombëtares shqiptare pritet të kthehet tek Juventusi pas një sezoni të shkëlqyer në Bundesligën austriake duke dalë Këpuca e Artë, ndërsa Beshiktashi i Stambollit jep 5 milionë euro për kartonin e tij, dhe po ashtu ka interesim nga Anderlehti. Tek Reimsi, që doli në vend të 12-të këtë sezon në elitën franceze, ndodhen dy lojtarë të përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli dhe Valon Berisha.

Sfidanti.al