Shakaja në Tuiter e bisedës Mbape-Benzema: Sa bukur të fitosh Championsin! Po pra!

Janë plotësisht në të drejtën e tyre për të bërë gaz e hare në rrjetet sociale, sidomos për mënyrën sesi përfundoi ky sezon. Kilian Mbapeja dëshiron ta fitojë Championsin për herë të parë në karrierë, ndërsa zgjodhi të qendronte tek Paris SG. Nga ana tjetër, Karim Benzema e fitoi Championsin për herë të 5-të në jetën e tij si futbollist duke qenë me Realin e Madridit, ekipin ku pritej të shkonte Mbapeja. Në Tuiter dhe rrjetet sociale ka plasur “gallata” me dy lojtarët që gjoja bisedojnë mes tyre ndërsa janë në stol me kombëtaren e Francës. “Të fitosh Championsin duhet të jetë një ndjenjë shumë e bukur”, – sikur i thotë Mbapeja Benzemasë. “Saktësisht”, – përgjigjet tjetri, që duket i habitur sesi Mbapeja zgjodhi PSG-në para Realit.

Sfidanti.al