Milani nuk pranon të humbasë lojtarë me “zero” si Donarumën, Çalhanoglunë e Kesin

E vërteta është që shumë prej lojtarëve të rëndësishëm të sotëm, klubi milanez i ka të siguruar. Futbollistë si portieri Menja, Teo Hernandez, Sandro Tonali, Pjer Kalulu apo Fikajo Tomori kanë kontrata të paktën deri në 2025, apo edhe më të gjata se kaq. Kjo do të thotë se të paktën për 2 sezone, trajneri Pioli dhe drejtori Maldini mund të jenë të qetë. Gjithsesi, një klub si Milani kërkon të jetë i vëmendshëm gjatë gjithë kohës, ndërsa shqetësimi kryesor është ai për Rafael Leaon, kontrata e të cilit përfundon në 2023. Pronarët e rinj amerikanë i kanë vendosur vetes detyrë që të mos lejojnë më raste tilla si ata të Donarumës e Çalhanoglusë që u larguan vjet me parametër zero, apo Frenk Kesit që largohet tani, gjithashtu falas.

Sfidanti.al