Shumë zhurmë për asgjë, Arteta thotë se Xhaka mbetet tek Arsenali!

Në Itali e bënë punë të mbaruar dhe lavdëruan paraqitjen e tij në Kampionatin Europian për Zvicrën. Gjithsesi, shqiptari i Kosovës, Granit Xhaka, nuk  do të largohet nga Arsenali, ose të paktën kështu thotë trajneri i tij Mikel Arteta. “Xhaka është një lojtar kyç i skuadrës – thotë Areta, – ai do të qendrojë me ne”. Mesfushori shënoi golin e barazimit për Arsenalin në humbjen 1-2 ndaj Çelsit dhe Arteta e vlerësoi lojën e tij.  Roma e dëshiron ende në Itali, me Zhoze Murinjon që e kishte përcaktuar si  përforcim të rëndësishëm, por italianët nuk janë në gjendje ende të paguajnë 20 milionë eurot e kartonit.

Sfidanti.al