Paris SG si Bajerni, shumë mungesa, por humbja e tij ishte zyrtare!

Julian Nagelsmani mund të justifikohet se prej kohësh nuk ka pasur në dispozicion ekipin e tij më të mirë. Këtë mund ta thotë edhe Maurisio  Poçetino, ndërsa Paris SG provoi humbje, ashtu siç ka provuar edhe Bajerni i Mynihut. Gjithsesi, nëse disfatat bavareze janë në miqësore e turne vere, kjo e PSG-së ishte në garë zyrtare, për superkupën e Francës. Lila e mundi ekipi e dobësuar të argjentinasit 1-0 me golin e Xekës, ndërsa në fushë ishin vetëm disa nga yjet. Munguan Mbape, Ramos,  Nejmar,  në portë ishte Navas në vend të Donarumës,  ndërsa Vajnaldumi hyri rezervë. Në formacion ishin Hakimi,  Kimpembe dhe Ikardi, por nuk mjaftuan. Nuk dihet sesi është ndjerë Mbape kur ekipi i tij u mund sërish nga i njëjti kundërshtar që i mori titullin kampion.

Sfidanti.al