Miliarderi rus tashmë e ka kthyer shpinën dhe ka nisur rrugën e largimit pa kthim. Roman Abramoviçi nuk do të jetë më pronar i Çelsit, aksionet do të shiten deri në fund të javës së parë të prillit (siç shkruhet nga mediat britanike), por gjithsesi, ai ndjen përgjegjësi për klubin që e pati pronë dhe e udhëhoqi për 19 vjet në fitimin e 21 trofeve të rëndësishëm. Abramoviçi vendosi të dhuronte 30 milionë paundë stërlina (rreth 36 milionë euro) që Çelsi të financojë veten deri në përfundimin e procesit të shitjes së aksioneve. Ky “injeksion” u bë me lejen e qeverisë britanike, që gjithashtu ka interes që Blutë e Londrës të mbijetojnë. Me këto para mund të paguhen pagat për një muaj (që arrijnë në 28 milionë paundë stërlina), si dhe të mbulohen shpenzime të tjera. Të mos harrojmë, se Çelsi lufton për Championsin dhe do të jetë përballë Realit në çerekfinale.
Sfidanti.al