Dështimi ndodhi, dhimbja dhe zhgënjimi do të zgjasin disa ditë, por më pas jeta do të vazhdojë dhe duhet rinisur të ndërtohet ajo që u shemb. Edhe në Itali po mendojnë për të ardhmen pas eliminimit të parakohshëm nga Kupa e Botës. “La Gazeta delo Sport” jep kontributin e saj duke ndërtuar një formacion që e cilëson si “të kaltrit” që pritet të përfaqësojnë vendin. Shumica e lojtarëve janë që tani në skuadër, si Donaruma, Bonuçi, Barela, Verrati apo Kieza (i dëmtuar). Ka disa të rinj që afrohen, ndërsa shtohet Zaniolo që vjen nga dëmtimi, por gjithsesi është e qartë se duhen edhe rezervat e duhura, pra nuk mund të harrohen Berardi, Zhorginjo e të tjerët. Në të vërtetë, për momentin duket se Italia nuk ka “thellësi” në skuadër.
Italia (4-3-3): Donaruma, Kalabria, Bonuçi, Bastoni, Spinacola, Barela, Tonali, Verrati, Zaniolo, Skamaka, Kieza. Tr. (ndoshta) Mançini
Sfidanti.al