Salah dhe Egjipti fitojnë “finalen e parë” të plej ofit ndaj Senegalit të Manesë!

Në Kupën e Kombeve të Afrikës ia dolën të dytët. “Faraoni” egjiptian i Liverpulit doli i dëshpëruar nga fusha e stadiumit në Kamerun, pas finales së humbur me Senegalin e Sadio Manesë, por tashmë kohët kanë ndryshuar. Asgjë nuk ka përfunduar, por gjithsesi një fitore në ndeshjen e parë të plej ofit për Kupën e Botës është gjithnjë diçka e mirë. Suksesi ishte vetëm 1-0, pas një autogoli të Saliu Sisit, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet në Senegal. Për momentin, Egjipti dhe Mohamed Salah janë në pozicion më të mirë dhe shpërblimi do të ishte i madh, kualifikimi për në finalet e Katarit, ndërsa dështimi do të ishte po kaq i kaq i madh, pasi do ta linte Manenë dhe shokët e tij jashtë Kupës së Botës.

Sfidanti.al