Sari mrekullon tek Çelsi, edhe një rregull tjetër në favor të lojtarëve

Mauricio Sari e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri në krye te Çelsit, duke arritur dy fitore radhazi në Premier Ligën, të dytën (3-2) kundër Arsenalit. Bie në sy se me të në krye, “blutë” e Londrës po luajnë një futboll shumë më ofensiv sesa kur trajner i tyre ishte italiani tjetër, Antonio Konte.
Me qëndrimet e tij Sari ka fituar simpatinë jo vetëm të futbollistëve, por edhe të tifozëve të Çelsit, por, sidoqoftë, më shumë po përfitojnë lojtarët, pasi, në kohën e Kontës, rregullat ishin shumë drastike.
Ish-trajneri i Napolit është shumë fleksibël dhe synon që të krijojë një atmosferë pozitive edhe në dhomën e zhveshjes. Informacioni i fundit që vjen nga ky klub londinez, tregon se Sari ka marrëdhënie mjaft të mira dhe miqësore me të gjithë futbollistit. Në favor të atmosferiës pozitive në ekip është edhe rregulli i ri që ka vendosur Sari që ekipi të stërvitet më shumë në orët e mbrëmjes, me synimin që lojtarët të kalojnë më shumë kohë me të afërmit e tyre në mëngjes.
Sipas burimeve të brendshme, ky rregull i ri është pritur shumë mirë nga të gjithë lojtarët dhe i vetmi që nuk u befasua, është Zhorzhinjo që e njeh mirë trajnerin italian nga koha, kur kanë bashkëpunuar te Napoli.
Sfidanti.